MPJ turke: Forcat e Haftarit do jenë “objektiv legjitim” nëse sulmojnë interesat e Turqisë në Libi

Ankaraja zyrtare ripërsëriti të enjten se do t’u përgjigjet elementeve të puçistit Khalifa Haftar si një “objektiv legjitim” nëse ata sulmojnë interesat e Turqisë në Libi.

“Ne e kujtojmë edhe një herë që në rast se sulmohen interesat turke në Libi, kjo do të ketë pasoja shumë të rënda dhe elementet e puçistit Haftar do të konsiderohen si një objektiv legjitim”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, në një deklaratë me shkrim.

Paralajmërimi i zyrtarit turk erdhi pasi milicët e gjeneralit puçist, Khalifa Haftar, me bazë në lindje të Libisë, thanë se ato do të vendosin në shënjestër forcat dhe interesat turke.

“Vlen të theksohet se deklarata, e cila përcillet nga një media e huaj dhe thotë se milicët ilegalë besnikë të Haftarit do të shënjojnë interesat turke me elementet e tyre ajrore, është bërë pasi avionë luftarakë të rinj u dislokuan në lindje të Libisë me mbështetje të huaj”, shtoi zëdhënësi i MPJ turke.

Aksoy vuri në pah se deklarata pasqyron humbjen e forcave të Haftarit në terren dhe se ky është “sinjali më i qartë” që Haftari dhe mbështetësit e tij po përpiqen të përshkallëzojnë konfliktin në Libi.

Ushtria libiane shkatërroi kohët e fundit shumë sisteme të mbrojtjes ajrore të llojit “Pantsir”, prodhim rus, të siguruara për Haftarin nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Në fillim të kësaj jave ushtria libiane mori nga milicët e Haftarit gjithashtu bazën ajrore kryesore “Al-Watiya”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet