Mourinho: Secili lojtar mund të largohet për një çmim të volitshëm

“Nëse lojtari është i pakënaqur, ndërkohë që për të marrim një ofertë të mirë, asnjëherë nuk do të thoja jo. Qasja ime si menaxher është se secili lojtar e ka çmimin e vet”, tha Mourinho.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, deklaroi se secili lojtar i pakënaqur i skuadrës, mund të largohet nga ekipi i tij, por vetëm nëse arrihet një çmim i volitshëm.

Siç theksojnë mediat britanike të cilat kanë publikuar këtë deklaratë të Mourinhos, ky konstatim i tij mund të hap dyert e daljes për armenin Henrikh Mkhitaryan, i cili që nga 5 nëntori nuk ka filluar si titullar një ndeshje të Unitedit. Krahas kësaj, në katër ndeshje nuk ka qenë as në pankinën e rezervistëve.

“Nëse lojtari është i pakënaqur, ndërkohë që për të marrim një ofertë të mirë, asnjëherë nuk do të thoja jo. Qasja ime si menaxher është se secili lojtar e ka çmimin e vet”, tha Mourinho.

Mkhitaryan ishte përforcimi i tretë i ekspertit portugez pas ardhjes së tij në Old Trafford, ku Borussia Dortmund-it iu paguan 30 milionë sterlina (rreth 34 milionë euro).

Janarin e kaluar Mourinho lejoi kalimin e Memphis Depay në Olympique Lyon dhe Morgan Schneiderlinit në Everton. Pak më vonë, ai nuk shkaktoi asnjë problem për Bastian Schweinsteigerin, për të cilin e pranoi ofertën e amerikanëve të Chicago Fireom.

Në korrik të vitit 2016, Mkhitaryan arriti si një përforcim i madh në Old Trafford. Që atëherë, ai ka luajtur 58 ndeshje duke shënuar 13 gola.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet