Mourinho për kremtimin me dorën në vesh: Isha i ofenduar për 90 minuta

“Gjesti të cilin e bëra, nuk ishte një ofendim, pasi vetëm doja të dëgjoj nëse tifozët do të bëjnë ndonjë koment ose jo”, tha Mourinho.

Trajneri i Manchester United-it, Jose Mourinho, ka arsyetuar mënyrën e kremtimit pas ndeshjes së mbrëmshme me Juventusin, të vlefshme për Ligën e Kampionëve, në të cilën ekipi i tij shënoi dy gola për fitore në minutat e fundit të ndeshjes.

Mënyra se si kremtoi Mourinho, ngjalli zemërimin e tifozëve torinezë, pasi portugezi në kohën kur po ecte në fushën e blertë për të përshëndetur lojtarët e tij, mbante veshin me dorë dhe me një grimasë të theksuar në fytyrë provokoi tifozët italianë.

“Gjesti të cilin e bëra, nuk ishte një ofendim, pasi vetëm doja të dëgjoj nëse tifozët do të bëjnë ndonjë koment ose jo”, tha Mourinho, për të shtuar se tashmë punon për Manchester Unitedin dhe se në lojë harron të kaluarën se ka qenë trajner i Interit, Real Madridit ose Chelseat.

Ai tha se tifozët torinezë nuk e kishin harruar të kaluarën e tij.

“Në këtë qytet të bukur italian, isha i ofenduar për 90 minuta. Unë nuk i ofendova ata, unë vetëm bëra një diçka të vogël”, tha Mourinho, i cili në periudhën 2008-2010 ishte trajner i rivalëve të ashpër të Juventusit, Interit të Milanit.

Juventusi kaloi në epërsi me golin e Ronaldos në minutën e 65-të, ndërsa Matta me një gol nga gjaujtja e lirë në minutën e 86-të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa një autogol i Bonuccit në minutat shtesë, i solli Unitedit një tre pikësh.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet