Mourinho bëhet trajneri i dytë më i paguar në kampionatin anglez

Jose Mourinho është bërë trajneri i dytë më i paguar në histori të futbollit.

Dje tekniku portugez mori stolin e Tottenhamit, pasi klubi shkarkoi Mauricio Pochettinon.

Mourinho i cili ka fituar 25 trofe në karrierën e tij do të fitojë 15 milionë euro brenda një sezoni, transmeton KosovaPress.

Në vend të parë është rivali i tij Pep Guardiola, i cili fiton 20 milionë euro në sezon te kampioni i Anglisë.

Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Spurs.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet