Mou përgatit rikthimin: Aventura e ardhshme nuk do të jetë në Premier

Jose Mourinho është në kërkim të një ekipi të ri pas shkarkimit nga Manchester United dhjetorin e kaluar.

Portugezi është në pritje të rastit të duhur, por ka siguruar se ardhmja e tij nuk do të jetë në Premier League.

Jam kthyer në Londër pas eksperiencës te Real Madrid, për mua është një pikënisje, sepse etapa ime e ardhshme nuk do të jetë në Premier“, ka thënë Mou në një intervistë për “DAZN”.

Trofetë janë garancia ime për sukses, edhe kundër atyre që duan t’i harrojnë. I fundit ka qenë Europa League, një vit e gjysmë më parë. Dikush mendon se kanë kaluar 20 vite, por ka kaluar vetëm një vit e gjysmë“.

Jose është gati të kthehet: “Nuk është kohë e humbur kur punon 18 vite pa u ndalur. Nuk ka kohë për të menduar për dyshime dhe pyetje, për të menduar kur ke gabuar dhe pse, për të mos gabuar përsëri. Këto muaj pa punë po më shërbejnë shumë“.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet