Motra e Ronaldos: Zoti e dërgoi atë për t’i treguar botës se virusi korona është një mashtrim

Pasi u njoftua se Cristiano Ronaldo ishte testuar pozitiv për koronavirus, motra e tij Katia Aveiro gjithashtu postoi një mesazh të diskutueshëm në Instagram.

Katia nuk beson se koronavirusi është i rrezikshëm dhe ajo tha se vëllai i saj do ta provojë atë.

“Padyshim që Cristiano Ronaldo duhet të jetë ai që do të hapë sytë e botës. Zoti e dërgoi ta bëjë. Faleminderit për këtë. Sot, mijëra njerëz besojnë të njëjtën gjë si unë për koronavirusin: është mashtrimi më i madh ndonjëherë. Ka mjaft nga ky cirk hap sytë e njerëzve, të lutem “, tha Katia.

Ronaldo u testua pozitiv për koronavirus pas ndeshjes kundër Francës dhe së shpejti do të kthehet në Torino ku do të jetë në izolim dy-javor./Gazetaere

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet