Mosha mesatare e jetëgjatësisë në Kinë do të kalojë mbi 80 vjeç

Sipas gazetës China Daily, mësohet se revista mjekësore The Lancet ka kryer një studim mbi moshën e jetëgjatësisë të 195 vendeve nga viti 2016 deri në vitin 2040.

Bëhet e ditur se mosha mesatare e jetëgjatësisë në Kinë do të kalojë mbi 80 vjeç deri në vitin 2040, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës China Daily, mësohet se revista mjekësore The Lancet ka kryer një studim mbi moshën e jetëgjatësisë të 195 vendeve nga viti 2016 deri në vitin 2040.

Në studimin e kryer parashikohet se jetëgjatësia mesatare do të jetë mbi 80 vjeç në 59 vende duke përfshirë edhe Kinën deri në vitin 2040, ndërsa gjithashtu theksohet se do të rriten vdekjet nga aksidentet dhe sëmundjet si Alzheimer dhe ato të mëlçisë.

– Jetëgjatësia në Kinë do të rritet, ndërsa në SHBA do të ulet

Teksa bëhet e ditur se jetëgjatësia do të jetë mbi 85 vjeç në vendet si Japonia, Singapori, Spanja dhe Zvicëra, pritet që deri në vitin 2040 të ketë ndryshime në renditjen e jetëgjatësisë aktuale të vendeve.

Kina e cila aktualisht ndodhet në vendin e 68-të nga pikëpamja e mesatares aktuale të jetëgjatësisë, bëhet e ditur se ajo do të rritet duke u renditur në vendin e 39-të, ndërsa SHBA-ja e cila ndodhet në vendin e 43-të do të ketë një rënie duke vajtur në vendin e 64-të.

Bashkë me këtë theksohet se deri në vitin 2040 do të ketë përmirësime edhe në kohën e jetëgjatësisë të shumë vendeve, si dhe parashikohet që mesatarja e jetëgjatësisë në vendet e Republikës së Afrikës Qendrore dhe vendet afrikane si Somali dhe Zimbabve do të ulet nën moshën 65 vjeç.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet