Mosha e 11 viktimave nga COVID-19, në mesin e tyre edhe një 44 vjeçar nga Gjilani

539 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar së fundi nga IKSHPK.

Si pasojë e infektimit me këtë virus kanë humbur jetën 11 persona  brenda 24 orëve të fundit.

Në mesin e viktimave është edhe një  44 vjeçar nga Komuna e Gjilanit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftim

Më së shumti raste të reja me koronavirus pati në Prishtinë si dhe në Gjilan.

Kategoritë
LajmeVendi