Mos qofsha në lëkurën e votuesit shqiptar në Maqedoninën e Veriut

Nga Albinot Maloku

Tanimë, Republika e Maqedonisë së Veriut, ka zgjedhur kandidatët për presidentë. Është Stevo Pendarovski i LSDM-së, ish-kandidat për president në zgjedhjet e 2014-tës, (atëbotë i pa-përkrahur nga BDI-ja e Ali Ahmetit, por tani me mbështetje të plotë nga ky i fundit); dhe kandidati i pavarur, i vet-quajtur si kandidati i shqiptarëve për president, ish-ambasadori Blerim Reka.

Formalisht, me këto dy kandidatura është plotësuar arsyeja e parë e Rekës që ka kandiduar e që është, siç shpjegon ai se ‘vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë, kjo shoqëri multi-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik’. Cirk hesapi. Kjo Republikë ish-Jugosllave kurrë nuk ka qenë me vullnet të jetë multi-etnike e pa dallime ndëretnike.

Për Pendarovskin nuk ke çka të thuash; është i përgaditur profesionalisht, i vetëdijshëm për pozicionin e tij politik e etnik dhe padyshim fitues me votat e shqiptarëve plus ato të partisë së tij, LSDM-së.

Ish-ambasadori Reka kurrë nuk ka qenë “vetëm intelektual që shkruan për historinë”, por shtetarë i kyqur drejtpërdrejt në disa angazhime, jo vetëm në Maqedoninën e Veriut. Pra, nuk është se ka ngelur vetëm kritik intelektual, siç do që ai ta prezantojë vetveten. Nuk është i pa përvojë, në kuptimin: i përballur politikisht dhe i cili me marifetin e urtësisë së tij ka vepruar viritualisht vetëm nga FB. Kandidatura e tij është vetëm plotësim i konkurencës imagjinare demokratike, por jo edhe jetësim real i të drejtave të shqiptarëve për të pasur një president vendi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për fund, mos qofsha në lëkurën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – me votu duhet por për kend të votojnë ata?.

Me siguri Pendarovskit mund t’i urojm fitorën që tani, kurse Rekës i kishte pas hije vendi i ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, ngase këtu e ka merak të jetojë e veprojë.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet