Mori fund rendi botëror i Perëndimit. Përgatituni për një botë të re…

Pandemia e koronavirusit doli nga Azia, po shkakton shumë humbje në SHBA dhe në Europë. Përse po shkakton më shumë viktima në Europë se sa në Azi, më shumë në Perëndim se sa në Lindje? Përse vijnë lajmet nga Azia në lidhje me vaksinën dhe me ilaçet, por nuk del zëri nga SHBA-ja dhe nga Europa. Në Perëndim SHBA-ja, Italia dhe Spanja janë në plan të parë, në Lindje Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut del në plan të parë. Po Turqia në cilën kategori është? Mori fund rendi botëror i Perëndimit. Përgatituni për një botë të re…

İbrahim Karagül

Rendin botëror nuk e prishi konkurrenca mes SHBA-së dhe Kinës, konkurrenca për fuqi nukleare, konkurrenca për mbrojtje dhe zbulim hapësinor, ata që drejtojnë burimet dhe tregjet, që qëndrojnë në kulm të fuqisë ushtarake dhe ekonomike, që dizajnojnë pjesën përtej Luftës së Ftohtë, ata që mundohen të ndërhyjnë në fatin e shteteve dhe popujve, por e prishi koronavirusi (COVID-19).

Rendi botëror i drejtuar nga Perëndimi, që vazhdonte prej qindra vitesh, vlerat e gjykimit, stili i jetesës, konceptimi i fuqisë, harta e botës, mënyra e perceptimit të jetës u rrëzua. Ky nuk është një slogan, ky gjithsesi pritej. Pandemia e përshpejtoi këtë, ndoshta edhe e plotësoi.

Pandemia na ndryshoi të gjithë ne, botën, na ndryshoi dhe do të vazhdojë të na ndryshojë në një mënyrë që të mos krahasohet me Luftën e I-rë dhe të II-të Botërore. Bota që njohim, që kemi mësuar përmendësh, që jemi mësuar ndoshta edhe nuk do të ekzistojë më.

Do të zgjohemi në një botë të re. Ç’do të ndodhë në jetën tonë?

Do të formohet një stil i ri jetese, vese të rinj, tradita të reja, marrëdhënie të reja njerëzore, një jetë e re shoqërore, një rend i ri ekonomik, formate të rinj prodhimi dhe konsumimi,  një filozofi e re vendbanimi dhe urbanizimi, një perceptim i ri shteti, një slogan i ri politik dhe ideologji të reja, forma të reja organizimi.

Do të ndryshojmë mënyrën tonë të jetesës, kulturën tonë, veset tona, marrëdhëniet me njëri-tjetrin, lidhjen tonë me fushën sociale, karakterin tonë në lidhje me prodhimin dhe konsumimin, pikëshikimin tonë ndaj jetës.

Pas pandemisë, pa përjashtim, të gjithë ne do të zgjohemi në një botë krejt të re. Atëherë do të shohim se ç’ka ndryshuar dhe se çfarë do të ndryshojë.

Ky është virusi që përhapet më së shpejti në historinë e njerëzimit, virusi më ngjitës.

Tani po luftojmë me sëmundje dhe me pandemi.

Po mundohemi të kuptojmë se si u përhap ky virus kaq shpejt, se si është kaq ngjitës, se si ende nuk është gjetur vaksina dhe ilaçi, se si nuk është mundur të ngadalësohet, se kur mund të merret më së shpejti nën kontroll.

Njerëzit janë mbyllur në shtëpitë e tyre. Qytetet janë mbyllur. Shtetet janë mbyllur. Janë marrë masa që përfshijnë gjithë botën dhe në një nivel që nuk janë parë në asnjë periudhë të historisë.

Disa shtete ashtu si SHBA-ja i janë dorëzuar panikut.

Disa shtete ashtu si SHBA-ja kanë humbur gjakftohtësinë dhe tani po flasin për qindra mijëra humbje. Përsëri në shumë shtete ashtu si SHBA-ja dhe shtetet e Europës kanë treguar se sistemet e tyre shëndetësorë dhe përgatitjet e tyre janë gati të rrëzohen.

Shkencëtarët, sektori i shëndetit dhe institucionet po punojnë me mish e me shpirt. Disa mundohen të kurojnë, disa të gjejnë ilaç, disa të mbajnë më këmbë rendin shoqëror, disa të përhapin solidarizimin social.

Disa shtete kanë shpallur shtetrrethim, disa shtete mundohen të mbajnë gjallë vetëdijen shoqërore në drejtim të qëndrimit në shtëpi. Miliona njerëz po përdorin armën më të fuqishme përballë këtij virusi, mundohen të mposhtin këtë armik të padukshëm.

Përse lajmet në lidhje me vaksinën dhe me ilaçet vijnë nga shtetet e Azisë? A mund të jetë shpresë vaksina e tuberkulozit?

Po hetohen të gjithë ilaçet e njohur. Po vlerësohet se cili prej tyre mund të përdoret. Ilaçi i pandemisë ende nuk është zbuluar por po bëhet vlerësim mbi faktin se disa ilaçe mund të përdoren për kurim në nivelin e dytë, po bëhen prova në këtë drejtim.

Thuajse çdo ditë po përhapen lajme se një ilaç mund të jetë shpresë. Njerëzimi po mobilizon të gjitha dijet në fushën e mjekësisë. Po nxjerr në fushë të gjithë akumulimet e tij.

Teksa Australia bën shpjegime se vaksina e tuberkulozit dhe se do të testojë ilaçet, në lajmet që vinë nga Japonia qëndrojnë mbi vaksinën e tuberkulozit (BÇG). Sipas shteteve ku përdoret vaksina e tuberkulozit, po nxirren harta, pretendohet se në shtetet ku përdorimi i vaksinës së tuberkulozit është i detyrueshëm, numri i vdekjeve është më i ulët.

Por është e habitshme që lajmet në lidhje me vaksinën dhe ilaçet vijnë nga Lindja, nga shtetet e Azisë, ndërsa në SHBA dhe në Europë nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim. SHBA-ja dhe Europa më shumë se sa të angazhohen me ilaçin po mundohen të ngadalësojnë pandeminë, ç’është më e rëndësishmja të mbajnë më këmbë sistemin shëndetësor.

Vetëm për një ditë të vetme në SHBA u rregjistruan 1047 vdekje, në Spanjë 950 vdekje, në Angli 569 vdekje. Ç’po ndodh në këta shtete?

Thuajse çdo mëngjes ndjekim të dhënat statistikore nga Azia, çdo mbrëmje ndjekim të dhënat statistikore nga Europa dhe SHBA-ja. Kur pardje morëm lajm për 1047 humbje jetësh në SHBA, për 950 humbje jetësh në Spanjë dhe për 569 në Angli, fatkeqësia dhe shqetësimi morën një trajtë shumë të frikshme.

Virusi u shfaq në Kinë, në Lindje por po shkakton shumë humbje në SHBA dhe në Europë! Duhet të dihet shkaku i kësaj. Kaq të pashpresë janë shtetet perëndimore apo ka diçka tjetër që ne nuk e dimë?

është vërtet një temë për të cilën ndjehet kureshtje se si Kina mori nën kontroll pandeminë, se si e ngadalësoi Japonia dhe Koreja e Jugut, se përse niveli i vdekjeve në shtete si Singapori dhe Koreja e Jugut është i ulët, se si në Europë, veçse në Gjermani numri i vdekjeve mund të mbahet i ulët ndërkohë kur numri i rasteve është i lartë.

Sukses mrekulli në një gjeografi të vështirë: Turqia nuk i ngjan SHBA-së dhe Europës, por Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Turqia, në aspektin gjeografik, nuk është aq e mbrojtur ashtu si Anglia, Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja. Turqia ka shumë fqinj, ka shumë lëvizje popullsie përreth. është një shtet tranzit në vendkalimin ndërkontinental.

Por Turqia është një shtet që deri më sot e ka mbajtur nën kontroll pandeminë në një normë të caktuar. Numri i rasteve dhe i vdekjeve nuk ngjan aspak me ata të shteteve të Europës dhe të SHBA-së. Sipas numrave më shumë po zë vend në mes të Japonisë dhe Koresë së Jugut. Ngjan me Gjermaninë në aspekt të kurimit dhe të ndërhyrjes shëndetësor.

Pa dyshim që kjo ndodh në normë të konsiderueshme në saje të një koordinimi të fuqishëm qendror, vendimmarrja e shpejtë, faktit se sistemi shëndetësor dhe infrastruktura është e fuqishme, si dhe në saje të drejtimit gjakftohtë. Kur e vlerësojmë në aspektin gjeografik Turqia po shpreh një betejë që mund të konsiderohet si një mrekulli.

Në asnjë shtet nuk ndodh një betejë e tillë. Ata që ndodhen tek ne janë më të rrezikshëm dhe më ngjitës se sa virusi…

Arrin ta realizojë këtë pavarësisht të gjithë rrethit më të rrezikshëm se sa virusi, rreth ky i cili nuk gjendet në asnjë shtet të botës, që mundohet të thyejë rezistencën dhe psikologjinë e popullit tonë, që edhe pandeminë e bën mjet për hakmarrje.

Pa dyshim nuk mund të parashikojmë se ç’do të ndodhë. Asnjë shtet nuk arrin të shohë. Por pamja dhe beteja që po tregohet tani na jep shpresë. SHBA-ja dhe Europa, ndaj të cilëve të cilëve kishte lidhur shpresë gjithë bota. Besojmë se njëri prej shteteve ku gjallërohet shpresa është Turqia dhe këtë e duam për gjithë njerëzimin.

I gjithë njerëzimi është në të njëjtën anije, po ushtron të njëjtin mobilizim. Po kërkon shpëtimin. Edhe do e gjejë. Disa shtete do të marrin shumë plagë e disa pak. Por në të vërtetë bota nuk do të jetë asnjëherë si në gjendjen e vjetër.

Shpresa jonë është arma më e fuqishme.

Perktheu në Shqip frekuenca.com


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet