Momenti kur Senati pezullon debatin për shkak të protestuesve

Ndërsa mbështetësit e Trump hynë në kompleksin e Kapitolit në SHBA, politikanët ndaluan debatin brenda.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, disa njerëz goditnin me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen senacat e Kongresit në përpjekje për të hyrë brenda.

Ligjevenësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Njoftohet gjithashtu se Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit.

Policia e Kapitolit u tha ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve të merrnin maskat e gazit që gjendeshin poshtë karrikeve të tyre dhe të përgatiteshin për t’i vendosur ato.

 

Kategoritë
BotaLajme