Momenti kur Policia e Kosovës gjen 135 kg drogë në brendësi të dyerve (VIDEO)

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme pas një operacioni të suksesshëm, ka sekuestruar 135 kilogramë marihuanë.

Operacioni u zhvillua saktësisht në fshatin Bibaj, zonë kjo ndërmjet Ferizajt e Gjilanit.
Lidhur me rastin janë arrestuar disa persona.

Tutje Policia e Kosovës ka publikuar në faqen zyrtare të saj dhe pamjet e momentit kur droga është gjetur në brendësi të disa dyerve.

Për më shumë ja pamjet e publikuara më poshtë:

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet