Momenti kur Hamas godet autobusin me ushtarë izraelit (Video)

Sipas mediave ndërkombëtare, përcjell Gazeta e Re, grupi i armatosur “Hamas” ka shkrepur disa raketa drejt zonës ku forcat pushtuese izraelite kryenin patrullimet rutine. Raportohet se njëri nga raketat goditi një autobus ku kishte ushtarë izraelit të cilët udhëtonin për nderim në detyrë.

Pas një pushimi të shkurtër, tensionet janë përshkallëzuar përsëri. Aviacioni izraelit është përgjigjur menjëherë duke kryer rreth 150 sulme në Gaza, duke goditur vend qëndrimet e Hamasit dhe të fraksioneve të tjera palestineze, mes të cilave edhe një tunel.

Bëhet fjalë për përleshjen më të ashpër nga viti 2014, që lë hapur afrimin e një konflikti të ri. Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, ka kërcënuar se do të godasë Berrsheba-në dhe Ashdod-in, “nëse Izraeli nuk heq dorë nga agresioni i tij dhe zgjerimi ilegal ne tokat palestineze” ndaj Gazës.

Të dielën, një përleshje e dhunshme midis Hamasit dhe Izraelit ka shkaktuar tensionin në Gaza, duke provokuar gjashtë të vdekur palestinezë dhe disa të plagosur.

Pamjet e mëposhtëm tregojnë momentin e hedhjes në ajër të autobusit me ushtarë izraelit:

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet