Molliqaj: Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, veç debatit me pak tensione

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka theksuar për KosovaPress se është sulmuar nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij, pas emisionit që kishin në T7. Kurse Molliqaj ka shkruar se asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione.

Abazi ka theksuar për KosovaPress së ai është sulmuar në korridor deri sa ishte duke ec me Rexhep Hotin.

“Jam ka duke ec me Rexhep Hotin ka ardhur mbara Dardani dhe së bashku me përcjellësin e tij kanë tentuar të mi kapin duart dhe të më rrëzojnë dhe më me sulmuar, kur e kam kuptuat çka po ndodh unë jam tërhjekur dhe kam hy në studio. Redaksia nuk e din çka po ndodh. Policia është e lajmëruar për këtë rast”, tha Abazi.

KosovaPress ka tentuar që të marr edhe opinionin e kandidatit për deputet nga PSD, Dardan Molliqaj, por telefoni i tij ka qenë i pa qasshëm. Por ai ka shkruar në Facebook se asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka shkruar Molliqaj.

Autori i emisionit, Leonard Kerquki ka njoftuar se ka pasur një përleshje mes dy kandidatëve për deputet jashtë studios, pas përfundimit të emisionit.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet