Mohamed Morsi ndërron jetë në seancën gjyqësore

Ish-presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, ndërron jetë në seancë gjyqësore.

Lajmin e bëri të ditur Agjencia Shtetërore e Turqisë Anadolu Agency.

Pranvera Arabe e vitit 2011 kishte parë fundin e sundimit 30 vjeçar të presidentit Hosni Mubarak dhe brenda 18 muajve, Mohamed Morsi ishte bërë presidenti i parë demokratik i Egjiptit.

Por pas një viti në detyrë, protestat dhe trazirat pothuajse javore në rrugë duket se arrijnë kulmin me thirrjet që Morsi të japë dorëheqjen dhe madje edhe për ushtrinë që të ndërhyjë. Në korrik të vitit 2013, Morsi u rrëzua me grusht-shtet dhe në krye erdhi puçisti Abdel Fattah el-Sisi.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet