Mohamed Morsi menjëherë pasi ishte zgjedhur president i Egjiptit e kishte njohur pavarësinë e Kosovës

Ish-presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta e Re.

Morsi ka ndërruar jete gjatë seancës gjyqësore.

Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror i Egjiptit.

Ndryshe, Morsi menjëherë pas marrjes së postit të presidenti kishte urdhëruar njohjen  pavarësisë së Kosovës. Me 26 qershor te viti 2013, Ministri i atëhershëm kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka njoftuar se Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu shteti më me ndikim islamik në Afrikë që njeh pavarësinë e Kosovës. Këtë njohja ministri Hoxhaj e konfirmoi nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Ai kishte thënë se edhe zyrtarisht shteti më i vjetër në botë ka njohur Republikën e Kosovës. Për më tepër ai ka thënë se këtë lajm e ka marr nga asistentit i presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi.

“Shteti më i vjetër në botë, Egjipti ka njohur zyrtarisht tani shtetin më të ri në Evropë, Kosovë”, ka thënë atëherë Hoxhaj në Twitter raporton RTK.

“Lajmin për njohjen zyrtare të Kosovës nga Egjipti, unë e kam pranuar nga Dr.Essamel-Haddad, Asistent i Presidentit të Egjiptit”, shkruan në Twitter, Hoxhaj.

Me këtë njohje Kosova atë kohë e kishte tejkaluar shifrat prej 100 njohjeve duke arrit ë 102. /Gazetaere.com/ 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet