Mjeti kozmik “Perseverance” i NASA-s bën ulje të sigurt në Mars

Mjeti kozmik do të fillojë procesi i mbledhjes së mostrave dhe kërkimit të shenjave të jetës antike mikrobike.

Mjeti kozmik zbulues “Perseverance” i Agjencisë Amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) realizoi ulje të sigurt në planetin Mars, duke filluar punimet për një kërkim gati dyvjeçar për gjurmët e jetës ne të kaluarën në planetin e kuq.

“Përshëndetje, botë. Shikimi im i parë në shtëpinë time të përhershme”, është shkruar në llogarinë e mjetit kozmik në Twitter në një postim që u shoqërua nga një fotografi bardhezi nga sipërfaqja e planetit.

Mjeti i avancuar është planifikuar të kryejë një mision që do të zgjasë për një vit të Marsit, që korrespondon me afërsisht 687 ditë të Tokës.

Udhëtimi i tij në Mars zgjati gati shtatë muaj dhe tani do të fillojë procesi i mbledhjes së mostrave dhe kërkimit të shenjave të jetës antike mikrobike.

Kategoritë
BotaLajme