Mjetet e tërhequra nga Trusti, ndihmë për familjet në Kosovë vetëm për një muaj

Tërheqja e mjeteve nga Trusti në kuadër të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, në situatë normale nuk do duhej të ndodhte. Këto mjete do të jenë një ndihmë për familjet kosovare vetëm për një periudhë një mujore. Kështu u tha ne debatin e organizuar nga D4D me temën“Aprovimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike: Cili është përfitimi i shoqërisë kosovare?”, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini ka thënë se projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka për qëllim rritjen e kërkesës agregate.

Tutje ai ka thënë se ky projektligj garanton pagimin e kredive të bizneseve deri në 80%.

Por sipas tij në një situatë  normale nuk duhej të prekej Trusti, por ai thotë se tash ekonomia  vendit kërkon një ndërhyrje të shpejtë.

“Ky projektligj ka për qëllim krijimin e lehtësirave dhe të minimizojë efektet e pandemisë. Ky projektligj ndryshon tetë ligje me qëllim që të sigurohet likuiditeti i sektorit privat dhe të rritet kërkesa agregate. Kushtet e krijuara si rezultat i pandemisë sektori privat nuk ka qenë në gjendje ti ushtrojë aktivitetet e veta dhe ka rënie, dhe shumë biznese nuk kanë aftësinë ti paguajnë kreditë e tyre. Ky projektligj garanton pagimin e kredive deri në 80%. ATK duke kuptuar drejtë vepron në bazë të ligjeve në fuqi dhe janë afatet kohore se kur sektori privat duhet ti paguajë tatimet. Ne duhet të kemi kujdes që të mba ju më të gjallë ekonominë dhe qëllimi i projektligjit është rritja e kërkesës agregate. Në suazat normale Trusti nuk duhet të preken mirëpo ne nuk jemi duke jetuar në ato suaza”

Njohësi i Ekonomisë, Dardan Sejdiu ka thënë se është dashtë që të bisedohet edhe ligji për sigurinë shoqërore.

Ai ka thënë se trusti do të jetë vetëm një injeksion që do të zgjasë vetëm 30 ditë.

“Lajmi i mirë për mua është që në politikën kosovare nuk ka politikan i cili nuk po e përdor termin kërkesë agregate sepse të gjithë janë të dakordimit që kërkesa agregate duhet të rritet dhe nuk jemi te diskutimi i ofertës. Prej datës 13 mars deri tash me ardhë te një dokument që i thonë ligji për rimëkëmbje. Mjetet që futen në konsum të ushqimit, por është që sa më mirë që mjetet të ndalen tek ne. Ne vazhdojmë me paguar skema sociale të ndryshme edhe në kohë të krizës ne kemi paguar të cilat vitet e kaluara i kemi diskutuar shumë dhe nuk kemi qenë të zotë që të ulemi dhe të themi se kush duhet ti gëzojë ato benefite e që është ligji për sigurinë shoqërore. Paratë  Trustit do të jenë 30 ditë dhe pas 30 dite çka, është një inekcion që në rastin më të mirë bënë lëvizje 30 ditëshe”, tha Sejdiu.

Kategoritë
EkonomiLajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet