Miss Universja Irakiane shkroi se nuk mbështet Izraelin dhe politikën e saj, kërcënohet me jetë

Gati një muaj më parë, Sarah Idan ishte e veshur me një fustan të zbukuruar nga gurë Swarowski, duke përfaqësuar Irakun në konkursin e bukurisë “Miss Universe”.

Ajo ishte hera e parë në 45 vjet që vendi i saj merrte pjesë në një event të tillë. Isha në qiellin e shtatë, rrëfen Sarah, por gjithçka ndryshoi papritur për shkak të një “selfie”. 27-vjeçarja shkrepi një foto me Miss Izraelin, Adar Gandelsman, përpara konkursit dhe i bashkëngjiti një mesazh mbështetëse për ngjarjet e fundit në Jerusalem.

Pas mesazhit ajo pranoj me mijëra mesazhe dënimi ne lidhje me gjestin që e kishte bërë.

6 ditë përpara organizimit, organizatorët e Miss Irakut i kërkuan ta zhdukte foton nga faqja e saj ose do t’i hiqej titulli i “Mbretëreshës së Bukurisë”.

Sarah, e cila ka nënshtetësinë irakiane dhe amerikane, i telefonoi menjëherë familjarëve në Bagdad për t’i kërkuar të bëjnë kujdes. Vajza mori edhe kërcënime “online” për faktin se kishte dalë me rrobe banje në njërin prej raundeve eliminuese.

Efektin më të madh megjithatë e pati “selfie” me Miss Izraelin. Idan nuk e hoqi foton, ama një ditë pas postimit beri një tjetër shkrim ku shpjegoji se nuk e mbështet qeverinë izraelite apo politikat e saj në Lindjen e Mesme e i kërkoi ndjesë të gjithë atyre që menduan se ky ishte një sulm ndaj kauzës palestineze.

Por pas mesazhit të saj ku ajo theksoi se nuk mbështet Izraelin dhe politiken e saj, 27-vjeçarja kësaj radhe filloi të pranonte reagime online madje edhe kërcënime me jetë nga izraelitët.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet