Mircea Lucescu nuk është më trajner i kombëtares së Turqisë

Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) sot njoftoi se i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin Lucescu duke shkëputur kontratën me marrëveshje.

Eksperti rumun i futbollit Mircea Lucescu më nuk është trajner i kombëtarës së Turqisë në futboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) sot njoftoi se i ka dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin Lucescu duke shkëputur kontratën me marrëveshje.

Sipas njoftimit thuhet se TFF falënderon Lucescun për gjithçka që ka bërë, dhe posaçërisht për faktin se i ka dhënë shumë shanse lojtarëve të rinj të cilët edhe në të ardhmen do të jenë boshti i skuadrës kombëtare turke.

Lucescu pas përfundimit të takimit me krerët e Federatës shprehu bindjen se ka kryer detyrën e rinovimit dhe përtërirjes së kombëtares turke.

“Me marrëveshje jemi dakorduar për dhënien fund të bashkëpunimit për t’i hapur derën trajnerit të ri para fillimit të kualifikimeve të radhës për Kampionatin Evropian”, tha Lucescu i cili në pankinën e kombëtares turke erdhi në vitin 2017.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet