Miratohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që t’i propozojë Kuvendit të Kosovës emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se anëtarët do ti kryejnë detyrat me përgjegjësi dhe profesionalizëm

“Paraqes para jush për shqyrtim propozim vendimin në përputhje me ligjin dhe ashtu siç e specifikon komisioni është organ i pavarur. Në këtë drejtim emrat janë Albert Zogaj kryetar i komisionit , anëtare Drita Rexhaj, anëtar Afrim Shala, Zenel Leku anëtarë i komisionit, Halide Reka anëtare e komisionit, Aris Hoti anëtarë i komisionit, kjo përbërje do ti kryejë detyrat me përgjegjësi dhe profesionalizëm”, tha ajo.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi