Minoreni peshkon krapin gjigand

Liqeni Scandarello i Amatrice nuk resht së surprizuari gjatë këtyre 3 ditëve të garës së peshkimi. Mëngjesin e së shtunës, një i ri ka arritur që të peshkojë një krap gjigand. Bëhet fjalë për një ekzemplar që peshon 25.2 kg. Ishte 17-vjeçari Luke Mullet me ekpimin e Uellsit ai që peshkoi krapin gjigand në garën Botërore të peshkimit të krapit.

Organizatorët e konkursit ishin jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatet. “Ne ishim të vetëdijshëm për faktin se peshkimi në një liqen publik nuk ishte i lehtë sidomos për të rinjtë.

Kjo është një provë e mirë për të provuar aftësitë dhe përgatitjen e këtyre djemve. Fakti që një ekip tjetër ka kapur një peshk të një madhësie kaq të rëndësishme e bën konkurrimin më bindës”, thanë ata.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet