Ministrja Kushi takon homologun kosovar

Ministrja Kushi në rrjetet sociale ka shkruar se në takimin e zhvilluar me ministrin Likaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim të frytshëm rreth angazhimit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme mes dy vendeve

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Evis Kushi, ka pritur në një takim në Tiranë homologun nga Kosova, Ramë Likaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Kushi në rrjetet sociale ka shkruar se në takimin e zhvilluar me ministrin Likaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim të frytshëm rreth angazhimit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme mes dy vendeve.

“Ne veçanërisht u ndalëm tek arsimi parauniversitar, ku diskutuam mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në lidhje me platformën akademi.al, e cila adreson një çështje të përbashkët tonën duke u përdorur falas në të dy anët e kufirit dhe duke u mundësuar nxënësve e mësuesve një alternativë shumë të mirë si në kushtet aktuale të imponuara nga pandemia, ashtu edhe në të ardhmen”, ka theksuar Kushi.

Kujtojmë se në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës më 2 tetor në Tiranë u nënshkrua edhe memorandumi për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive për platformën e përbashkët online të arsimit parauniversitar.

Platforma krijon mundësinë për mësim online dhe shërben që nëpërmjet saj të kryhen të gjitha proceset mësimore.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi