Ministrja e Jashtme e Xhamajkës: Nuk e kemi njohur Kosovën

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith reagoi mëngjesin e sotëm në Twitter duke thënë se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi ajo duke iu përgjigjur presidentit Hashim Thaçi.

Lajmi për njohjen e Xhamajkës është bërë i ditur mbrëmë, ndërsa kreu i shtetit i dha meritat ambasadores Vlora Çitaku dhe senatorit amerikan Eliot Engel.

Njohja është përshëndetur nga të gjithë krerët institucionalë si dhe ministri në detyrë për Evropën.

Kategoritë
BotaLajmeLajmet Kryesore

Të ngjajshmet