Ministria Palestineze e Shëndetësisë: 305 palestinezë të vrarë, mbi 17,000 të plagosur në 410 ditë

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës në Gaza publikoi të mërkurën statistikat lidhur me sulmet e forcave izraelite kundër protestuesve palestinezë gjatë “Marshit të Madh të Kthimit” përgjatë kufijve lindorë të Rripit të Gazës të rrethuar, midis 30 marsit 2018 dhe 14 majit 2019, transmeton Gazeta e Re.

Ministria tha se 305 palestinezë, duke përfshirë 59 fëmijë, 10 gra dhe një të moshuar, u vranë nga forcat izraelite, ndërsa 17,335 të tjerë pësuan lëndime të ndryshme.

Ministria konfirmoi se midis të lënduarve ishin 3,565 fëmijë, 1,168 gra dhe 104 të moshuar.

Ministria tha se 564 palestinezë u plagosën rëndë, ndërsa 7,345 u lënduan në mënyrë të moderuar dhe 9,426 u plagosën me municione të drejtpërdrejta ose plumba të veshura me gome.

Nga 17,335 palestinezë të plagosur, rreth 1,685 pësuan lëndime në kokë dhe qafë, përveç 122 në gjymtyrët e poshtme dhe 14 në gjymtyrët e sipërme.

Ministria gjithashtu konfirmoi se tre paramedikas palestinezë u vranë dhe 680 anëtarë të ekuipazhit mjekësor u plagosën.

Protestat e “Marshit të Madh të Kthimit” u nisën më 30 mars nga mijëra civilë palestinezë në Gaza – e cila ka vuajtur nga një rrethim 12-vjeçar izraelit – të cilët kanë shkuar në kufi për të kërkuar të drejtën e tyre për t’u kthyer si refugjatë vendet e tyre origjinale, tani në Izraelin e sotëm.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet