Ministria e Shëndetësisë sqaron nëse nëna me Covid-19 mund të ushqejë fëmijën me gji

Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim për nënat e infektuara duke publikuar disa këshilla se si duhet të veprojnë ato gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës.

“Java botërore e ushqyerjes me gji. Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshme në zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin e nënave duke i mbrojtur ato nga disa semundje.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:

-Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli;
-Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben;
-Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe;
-Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.

Nuk duhet shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji, ndaj një grua me COVID-19 duhet të mbështetet për:

-Ushqyerjen e sigurt me gji
-Mbajtjen e të porsalindurit të saj në kontakt me lëkurën
-Mbajtjen e fëmijës afër saj në të njëjtën dhomë”, thotë MSH.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet