Ministri Veliu priti në takim homologun e tij nga Shqipëria, Sander Lleshaj

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, z. SanderLleshaj. Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. QemalMinxhozi, si dhe drejtorët e policive të dy vendeve.

Në këtë takim u diskutua bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e sigurisë i cili ka rëndësi të veçantë.

Gjithashtu u diskutua për luftën kundër terrorizmit dhe parandalimi i ekstremizmit, migrimin ilegal, trafikimin i qenieve njerëzore, luftën kundër trafikimit të narkotikeve, krimin e organizuar por edhe për sigurinë publike në përgjithësi dhe u tha se duhet të jenë fushat të cilat duhet duhet të eksplorohet edhe më shumë dhe të gjejnë modalitete praktike të punës në mënyrë që të kenë rezultate të prekshme në këtë fushë.

Gjatë takimit u ngritën edheçështjete forcimit të marrëdhënieve dypalëshe në çështjet të rendit dhe sigurisë publike, zbatimi i protokollit mbi oficerët e kontaktit si dhe ecuria e zbatueshmerisë së pikë kalimeve kufitare.

Në fund të takimit të dy ministrat u dakorduan që të ngrisin grupe të përbashkëta pune me qëllim të koordinimit më të mirë në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dha bashkëpunimit policor.

Kategoritë
LajmeVendi