Ministri turk i Mbrojtjes takoi kreun ushtarak të Katarit

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë thuhet se pasi Akar mirëpriti Marshallin Ajror al-Ghanemin, ata shkëmbyen mendime mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, sot takoi shefin e shtabit të Forcave të Armatosura të Katarit, Ghanem Bin Shaheen al-Ghanemin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë thuhet se pasi Akar mirëpriti Marshallin Ajror al-Ghanemin, ata shkëmbyen mendime mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë.

Marrëdhëniet Turqi-Katar janë rritur pas bashkëpunimit në nivele të ndryshme, si dhe harmonisë në pikëpamjet politike për shumë çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Marrëdhëniet u forcuan në nivelin ushtarak pas krizës së Gjirit në vitin 2017 në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit ushtarak.

Sipas marrëveshjes, një bazë ushtarake turke u krijua në Katar dhe u kryen stërvitje të përbashkëta.

Përpos kësaj, nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë gjithashtu njoftuan se Akar u takua edhe me ambasadorin japonez në Ankara, Akio Miyaji.

Kategoritë
BotaLajme