Ministri shqiptar zbulon të vërtetën për mbjelljen e flokëve

Eduart Shalsi, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore u vu në siklet përballë një pyetësori nga moderatorja Fjoralba Ponari gjatë programit të Botërorit “Top Arena” në Top Channel. Kohë me parë qarkulluan lajme se deputeti socialist kishte mbjellë flokët dhe se vlera e tyre shkonte deri në 60 mijë euro.

Në fakt ai sfidoi moderatoren duke thënë se ajo mund t’i provonte t’i tërhiqte dhe se nuk do ta kishte problem po ta bënte këtë ndërhyrje. Shalsi tha se ndryshonte herë pas here look, por jo se i kishte mbjellë flokët.

Mirëpo në fund të përgjigjes ai theksoi se është mirë që njeriu ta ndryshojë herë pas here pamjen. Mos ndoshta ai e konfirmoi duke e nënkuptuar me këtë përgjigje diplomatike?

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet