Ministri i Jashtëm hungarez: Siguria e Evropës është në dorën e Turqisë

“Sot siguria e Evropës është në dorën e Turqisë. Për këtë arsye do të jetë më mirë që miqtë e mi të Evropës Perëndimore t’i kritikojnë më pak ata”, tha ministri i jashtëm hungarez, Szijjarto

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi se siguria e Evropës është në dorën e Turqisë dhe se për këtë arsye politikanët e Evropës Perëndimore duhet të kritikojnë më pak Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Szijjartou u takua me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu në kryeqytetin Bratislavë të Sllovakisë, në të cilin po marrin pjesë në Forumin Global të Sigurisë (GLOBSEC) të Bratislavës.

Lidhur me takimin, në një postim nga llogaria e tij në Facebook, Szijjarto tha se “Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është miku dhe homologu im i vjetër. Sot siguria e Evropës është në dorën e Turqisë. Për këtë arsye do të jetë më mirë që miqtë e mi të Evropës Perëndimore t’i kritikojnë më pak ata”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet