Ministri i Jashtëm grek, Dendias pritet në Tiranë me protesta e thirrje Turp! Turp! Ndalohen 26 protestues

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias është pritur me thirrjet: “Turp! Turp!” nga protestues nga PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosja paraditen e sotme.

Tubimi i tyre me pankarta hasi në rezistëncën e e një numri të lartë të efektivëve të policisë së shtetit, të cilët nuk i lejuan të afroheshin para godinës së ministrisë.

Në orën 12:10 policia i ka bërë thirrje protestuesve të shpërndahen ndërsa kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi tha se ishin shoqëruar dhjetra protestues.

Sipas kreut të PDIU-së, Shpetim Idrizi, Shqipëria është vendosur në shërbim të shtetit grek për t’i plotësuar të gjitha kërkesat në lidhje me zgjerimin e detit dhe të minoriteteve..

Shpetim Idrizi: Nga sot do hap gojën e do të shihni do përgjigjem me të njëjtën monedhë edhe Greqisë edhe idiotëve të të dobishëm në Tiranë. Jam shumë gjëra për të thënë për këtë gjë.

Gjatë kohës që kryediplomati grek ndodhej brenda ministrisë, përplasjet fizike mes protestuesve dhe policisë nuk kanë munguar. Protestuesit nuk janë lejuar të qëndrojnë pranë ministrisë së Jashtme por janë zhvendosur në anën tjetër të rrugës.Pasi vendosën për të marshuar drejt kryeministrisë, pak metra larg policisë së shtetit, sërish policia u përball me protestuesit, madje disa prejt tyre duke i shoqëruar edhe në polici.

Në këtë tubim merrnin pjesë edhe të moshuar, të cilët në një moment konflikti me efektivët humbi ndjenjat.

Rruga e tyre drejt selisë së qeverisë u ndalua për t’u kthyer në komisiaritin nr 1 në kryeqytet, pasi u shoqëruan dhe u proceduan penalisht 18 persona, mes tyre edhe Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Bojkon Abazi.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet