Ministri i ekstremit të djathtë dëbon kosovarin nga Italia thotë se është i rrezikshëm

Zëvendëskryeministri italian ka njoftuar se ka firmosur dëbimin e një shtetasi kosovar nga vendi.

Mateo Salvini tha se shtetasi me iniciale M.M. 43 vjeç, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e Italisë dhe qytetarëve .

“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Sienas, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit. Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron të na sjellë luftë në shtëpi”, tha ai.

Sipas mediave Italiane dyshohet se shtetasi kosovar i arrestuar dhe tashmë i shpallur i padëshiruar në Itali, akuzohet si pjesëtar i një grupi fetar.

Por për të nuk ka shumë të dhëna, të paktën deri tani dihet vetëm fakti qe 43-vjeçari shqiptar është një qytetar i thjesht që punon dhe vepron në këtë qytet, ai nuk ka asnjë gjob ose nuk është marrë nën hetime asnjëhere, sipas opozitës italiane, Salvini ka dëbuar atë vetëm se është frekuentues i një qendre kulturore islamike në Sienë, qendër kjo e cila posedon të gjitha lejet për veprimtari në këtë vend dhe është hapur me lejen e qeverise së kaluar italiane.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm, Salvini njihet për qasjen e tij radikale ndaj emigranteve, ndërsa politikat e tij janë kritikuar nga organizmat ndërkombëtarë.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet