“Mini-Shengeni”, Kurti: Kujdes me Serbinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar takimin në Novi Sad të kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe presidentit të Serbisë për ‘mini-Shengenin ballkanik”.

Pas aktivitetit të organizuar sonte nga Qendra e VV-së në Tiranë për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, Kurti ka kërkuar kujdes në raportet me Serbinë.

“Mendoj që duhet të kemi kujdes sa i përket raporteve me Serbinë meqenëse dihet se çfarë u ka bërë Serbia shqiptarëve nga njëra anë dhe dihet që para tre vjetëve tentoi një puç në Maqedoni të Veriut, por i dështoi, një puç bashkë me Rusinë. Është në interes të Serbisë që të duket sa më normale ndërkohë që nuk është”, është shprehur ai. /OraNews

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet