Milionat e Francës që investohen në Serbi, s’do mend se një pjesë e tyre vjen në Kosovë veç me na e shpërlarë trurin…

Analisti Xhevdet Pozhari, shprehet i shqetësuar për milonat franceze që investohen në Serbi, ndërsa shkruan ai se s’do mend se një pjesë e këtyre milionave investohen pastaj në Kosovë për të na e shpërlarë trurin.

“Franca investoi 500 milionë euro në Serbi për 5 muaj. 100 milionë euro çdo muaj, apo 3 milion euro çdo ditë”, ka shkruar Pozhari në Facebook, përcjell Gazetam e Re.

Postimi i plotë i Pozharit:

Franca investon në Serbi 3 milionë euro në ditë, e rreth 1 miliardë në vit!

Kompanitë franceze në vitin 2018 investuan 710 milionë euro në Serbi duke u bërë investitori kryesor i ekonomisë së këtij shteti.

Por, vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2019, shënohet rekord i ri, investimet franceze u rritën 13.7% krahasuar me vitin paraprak.

Franca investoi 500 milionë euro në Serbi për 5 muaj. 100 milionë euro çdo muaj, apo 3 milionë euro çdo ditë!

Nejse, këto lajme janë të “parëndësishme” ngaqë nuk kanë të bëjnë asgjë me Turqinë!

Veç mos harroni – një pjesë e vogël e këtyre mjeteve nuk është larg mendsh që vjen në Kosovë veç për të na shpërlarë trurin…

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet