Miliarderja e turpëruar – fiton 700 milionë dollarë përmes mashtrimit

Rreth saj kishin thënë se është një Job apo Gates i ri, por Elizabeth Holmes arriti famën e saj dhe të kompanisë “Theranos”, përmes gjoja mënyrës revolucionare të zbulimit të sëmundjeve nga një pikë gjaku.

Ajo jo vetëm që ka mashtruar se nga një pikë gjaku mund të izolohen sëmundjet, por vetëm herpesi, por Holmes ka gënjyer duke thënë se produktet e saj janë përdorur nga ushtria amerikane në Afganistan.

Holmes fitoi mbi 700 milionë dollarë, por në dy vitet e fundit, perandoria e saj është shkatërruar.

Ajo u bë miliarderi më i ri në botë që bëri para me biznesin e saj dhe një ide të shkëlqyer. Ajo pretendoi se mund të nxjerrë informacione për kancerin ose kolesterolin nga një pikë gjaku, transmeton KosovaPress.

Aktakuza thotë se ajo gënjeu duke pretenduar se ushtria amerikan kishte përdorur produkte të kompanisë në Afganistan.

Përveç Holmes, aktakuza u ngrit edhe kundër presidentit të Ramesh “Sunny” Balwani. Të dy ata në bashkëpunim me qëllim mashtruan publikun, investitorët dhe përdoruesit për mundësitë e teknologjisë, për shkak të kësaj mënyre të biznesit.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet