Miliarderi i njohur, Elon Musk i dhuron një veturë elektrik punonjësit të hamamit

Miliarderi i njohur ndërkombëtarisht, themeluesi i kompanive udhëheqëse botërore të teknologjisë SpaceX, Tesla Inc., Nuralink dhe SolarCity, para disa dite ishte ne Ankara te Turqisë ku e takua me presidentit turk Rexhep T. Erdogan

Pas takimeve zyrtare ai doli për shëtitje turistike në Ankara, ku provoi ushqimet tradicionale dhe vizitoi hamamin e njohur “Şengül Hamamı Ankara”

Atë tek hamami e priti, themeluesi i kompleksit Ali Guvenc, i cili kishte 41 vite që punonte aty dhe njihej si ‘qesexhiu’ më i mirë në Turqi.

Sipas mediave turke, Musk për herë të parë do të provonte banjën turke, trasnemton Gazeta e Re.

“Në fillim nuk ndihej rahat, ishte pak si e shqetësuar pasi që do e provonte diçka të re dhe këtë për herë të parë në jetë”, tha Guvenc për agjencinë e lajmeve IHA.

“Për të qetësuar atë, si fillim e futa në savunë, dhe më pas e morra tek hamami, me të vinte edhe truproja e tij personale. Elon ndihej i kënaqur nga avulli i nxehtë dhe nga aromat e sapunëve, e aplikova një qese të fortë bashkë me një masazh tradicional. Ngeli shumë i kënaqur, më falënderoi disa herë dhe unë me shaka i thashë nuk dua pagesë për shërbimin por vetëm një veturë elektrike, ai më buzëqeshi duke luajtur kokën e tij. Në fillim mendova se mbaroi me kaq po ai ishte serioz, sekretari i tij më mori informacionet dhe adresën, nuk kam asnjë ide se për çka më morën ato informacione. Po shpresoj se do e mbajë fjalën, tani po pres me pa durim se çfarë do të ndodh”, ishte rrëfimi i pronarit të hamamit njëkohësisht dhe qesexhiut më të mirë të Turqisë, Ali Guvenç, transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
Fun

Të ngjajshmet