Milano, stuhia e dhunshme përmbyt qytetin, probleme me trafikun

Një stuhi e dhunshme ka goditur Milanin ditën e sotme.

Për shkak të shirave të dhunshëm lumi Seveso shkaktoi disa përmbytje në qytet dhe në bashkitë e Veriut.

Kjo krijoi probleme trafiku në zonën Veri-Lindore në zonën e Viale Zara, Niguarda dhe Viale Sarca.

Po ashtu, janë përmbytur edhe disa nënkalime.

Qarkullimi i trenave është i bllokuar dhe po qëndrojnë mes stacioneve të Milan Cadorna dhe Bovisa për shkak të dëmtimit të infrastrukturës në stacionin Domodossola.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet