Milani kalon në gjysmëfinale, atje e pret Juventusi

Milani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Rosonerët kanë mposhtur Torinon në San Siro me rezultat 4-2, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2 derisa u deshën dy herë nga 15 minuta shtesë për të mësuar fituesin.

Milani kaloi në epërsi që në minutën e 12-të me golin e Bonaventuras.

Rezultatin e barazoi Bremer në minutën e 34-të të ndeshjes.

I njejti kaloi Torinon në epërsi në minutën e 71-të duke i dhënë shpresë për kualifikim.

Rezultatin e barazoi Hakan Calhanoglu në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt.

Në shtesa, Milani u tregua më e fortë duke shënuar dy gola.

Fillimisht Calhanoglu kaloi në epërsi rosonerët në minutën e 106-të.

Golin e katërt e realizoi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 109-të të ndeshjes për t’i siguruar kualifikimin skuadrës së tij.

Në gjysmëfinale, Milani do të takohet me Juventusin. Në këtë rund zhvillohen nga dy ndeshje.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet