Rikthimi i legjendës së boksit Mike Tyson në ring duket me e afërt se kurrë, pasi 53-vjeçari postoi më të rejat nga ato që janë bërë një seri videoklipesh ku tregohet ish-kampioni i boksit në peshat e rënda duke u përgatitur për një rikthim në boks.
Tyson, i cili u ndesh për herë të fundit ndaj Kevin McBride më shumë se 15 vjet më parë, ka bërë stërvitje instensive kohët e fundit, duke lënë të kuptohet se ai po konsideron një rikthim në sportin ku ai dominoi për pjesën më të mirë të një dekade nga mesi i viteve 1980 dhe më tutje.
Tyson mund të rikthehet në ring për tu ndeshur dhe të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për bamirësi.
Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Tayon tregon se nuk i ka humbur aftësitë dhe reflekset e tij, përkundrazi aishihet i fuqishëm në lëvizje e tij, duke i mahnitur tifozët e këtij sporti.Disa emra janë përmendur si kundërshtarë të mundshëm për Tyson në rast se ai rikthehet në ring, përfshirë ato të ish armikut Evander Holyfield dhe superyllin e UFC, Jon Jones.