Mijëra gjermanë protestuan me sllogane “COVID-19, një mashtrim i madh” (Video)

Policia e Berlinit ka njoftuar se dhjetëra oficerë janë plagosur dhe tre janë shtruar në spital në gjëndje të rëndë në përpjekjet e tyre për të shpërndarë mijëra protestuesit që janë derdhur rrugëve të Berlinit për të protestuar kundër masave të marra për atë që ata e kanë qujtur mashtrimi me Koronavirusin- raporton DW.

Protestuesit që janë derdhur shesheve të Berlinit ka refuzuar atë që ata e kanë cilësuar si “Alarm të rremë” të Koronavirusit dhe janë përleshur me forcat policore të shumta, që kanë dalë për t’u përballur me protestuesit dhe për t’i ndalur ata.

Më shumë se 100 protestues janë arrestuar tashmë nën akuzat për “rezistencë gjatë arrestimit”, “Prishjen e paqes dhe të qetësisë Publike” si dhe për “përdorim të simboleve antikushtetuese”

Këto protesta i kanë paraprirë njoftimeve të shumta të shtypit gjerman dhe të atij evropian për një valë të dytë të COVID-19.

Kryetari i Bashkisë së  Berlinit Michael Muller, ka kritikuar protestuesit duke thënë se ata nuk kishin marrë parasysh masat mbrojtëse, dhe kështu ata kishin rrezikuar shëndetin e tyre dhe të njerëzve të tjerë.

Ai ka shtuar gjithshtu se vaksina nuk është zbuluar ende dhe se Pandemia nuk ka përfunduar./ DW

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet