Mijëra euro gjoba për bizneset që mashtrojnë me çmime

Inspektorati i Komunës së Ferizajt gjatë një aksioni të kontrollit të çmimeve të produkteve në treg ka rezultuar me evidentimin e një numri të konsiderueshëm të bizneseve të mëdha të cilat kanë mashtruar blerësit potencial duke ekspozuar çmime të ndryshme në vendin e ekspozimit, nga ato për pagesë në arkë.

Kjo ka bërë që inspektorët e tregut të veprojnë menjëherë me gjobë administrative që kap vlerën e mbi 1000 euro, si fazë iniciale e procedurës, konform parashikimit ligjor të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha tha se dukuria e mashtrimeve me çmime është e shpeshtë në qendrat tregtare dhe marketet e mëdha në territorin e Ferizajt dhe se për këtë ka angazhuar ekipe specifike që do të monitorojnë vazhdimisht këtë fenomen që prek direkt xhepin e qytetarëve dhe rrit pasigurinë për produktet që përdoren, apo janë pjesë e kësaj skeme mashtrimesh.

Organizatorët e skemave të tillë mashtruese, bizneset që janë dënuar, pronarët dhe përfaqësuesit e tyre janë proceduar sipas legjislacionit në fuqi.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet