Mig-at e Sadam Husseinit i “hëngri” Serbia

Detajet e vogla të Forcave ajrore jugosllave dhe serbe tregojnë se Serbia, përveç “Mig-ave” rusë, ka edhe Mig irakianë, të cilët i përkisnin Sadam Husseinit.

Në fakt, ish-Jugosllavia mori nga irakianët për të riparuar 19 aeroplanë luftarakë Mig 21 dhe Mig 23. Aeroplanët u pranuan në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991.

Megjithatë, rënia e Jugosllavisë ndikoi që Iraku të mos marrë Mig-at e tij.

Borisha Mandiq, pilot- instruktor, për Sputnik, shpjegon se si Mig-at irakianë erdhën në Serbi.

“Në vitin 1991, Komanda Supreme lëshoi një urdhër për zhvendosje, d.m.th. zhvendosjen e tyre nga vendet e prekshme në zona të sigurta. Në bazë të këtij urdhri, pati aksione me vetë iniciativë dhe një prej tyre është “para-bazimi” i Mig-ave irakianë nga Bihaqi, në një pjesë të aeroportit të Batajnicës”, tha ai.

Edhe pse ishte spekuluar për numrin e aeroplanëve irakianë që përfunduan në Serbi, Mandiq thotë se Mig 21, një me dy ulëse dhe pesë me nga një ulëse, në pjesë të çmontuara përmes tokës arritën në Beograd, ku u vendosën në Institutin “Moma Stanojloviq”.

“Një Mig-23 ishte në Muzeun e Forcave Ajrore në Surçin për një kohë. Ishte një shembull shumë interesant, pasi ky aeroplan kishte marrë pjesë në luftën irakiane-iraniane. Në vitet e mëvonshme, e gjithë teknika që ka qenë në aeroportin e Batajnicës u hodh në një livadh, ndërsa një kopje e cila ishte vendosur në muze, pas ndërhyrjes së njerëzve nga Ambasada e SHBA, u zhvendos përsëri në aeroportin e Batajnicës. Sipas njohurive të mia, kjo teknikë është ende në Serbi “, shpjegon Mandiq.

Ai thotë se nga këta aeroplanë janë vjedhur pjesë që ishin të vlefshme.

Ndryshe, në vitin 2009 Iraku kishte kërkuar nga Serbia 19 aeroplanë luftarakë Mig 21 dhe Mig 23, të cilët para 20 vjetësh ishin sjellë për remont në Jugosllavi.

“Aeroplanët nuk janë në gjendje për pilotim dhe as nuk mund të rregullohen për fluturim pa investime të mëdha”, kishte deklaruar atëherë gjenerali i Përgjithshëm Miloje Miletiq.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet