Meta: Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net.

Duke folur për situatën në Kosovë dhe liderët politikë, presidenti Ilir Meta ka treguar se e ka mbështetur Ramush Haradinajn edhe kur demarkoi kufirin me Malin e Zi dhe kur doli kundër ndarjes së Kosovës me Serbinë, sipas planit Vuçiç-Rama-Thaçi.

Sipas Presidentit Meta, këto janë dy çështje të ndryshme.

‘Presidenti i Shqipërisë të vëjë në diskutim kufijtë e Kosovës do të ishte diçka e papranueshme për çdo shqiptar në botë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të ishte i fundit në botë të pranonte një gjë të tillë.

Udhëheqësit e Kosovës, do të japin llogari para Kosovës’, tha Meta.

Ndërsa duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Presidenti Meta është shprehur se Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në këtë situatë.

‘Shqipëria nuk ka punë me dialogun me Serbinë. Por dialogu Kosovë-Serbi është detyra juaj. Ne ju mbështesim, diskutoni me njëri-tjetrin, koordinohuni me SHBA, Britani, Gjermani dhe merrni vendimin më të mirë’, u shpreh presidenti Ilir Meta në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV e SYRI.net.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet