Meta: Do të digjej Kuvendi më 8 qershor, mora informacion sekret dhe anulova zgjedhjet

Me një qetësi gati olimpike për plot 135 minuta është përballur me Komisionin hetimor parlamentar, i cili është duke hetuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës.

Pak përpara nisjes së dhënies së dëshmisë presidenti ka shtrënguar duart me antarët e komisionit.

Mbrojtjen e çdekretimit të 30 qershorit presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka nisur duke sjellë në vëmendje një vendim të gjykatës të së drejtave të njeriut në Strasburg.

“Presidenti i Republikës duke nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës 30 qershor si ditë e zgjedhjeve vendore ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat”, tha Meta.

Si një prej arsyeve themelore presidenti renditi një informacion sekret për akte destabilizimi duke fajësuar indirekt opozitën.

“Ky informacion bënte të qartë që se persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e opozitës në 8 qershor, për të krijuar trazira, përfshirë edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, tha ai.

Presidenti nuk i kurseu kritikat për Bashën dhe Ramën, të cilët e minuan dëshirën e tij për dialog.

“Kokëfortësia e kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë e shtyrjes së 30 qershorit, dhe së dyti ishte kokëfortësia e kryetarit të PD për të mos u ulur në një tryezë me zotin Rama si kryeministër. Të dyja për mua këto ishin të papranueshme”, tha Meta./tch

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet