Mesut Özil del në mbrojtje të ujgurëve në Kinë, ja statusi i tij që u përfol shumë  

Mesut Ozil, ylli i Arsenalit me prejardhje turke, postoi një status duke përcjellë shqetësimin për atë që po ndodh me muslimanët Ujgurët në provincën Xinjiang të Kinës, por që nuk u përkrah nga klubi i tij.

Ozil shkroi në rrjetet sociale se “se Kurani po digjet në Kinë, xhamitë janë të mbyllura, shkollat ​​teologjike dhe medreset janë të ndaluara. Mësuesit fetarë vriten një nga një, dhe përkundër gjithë kësaj, muslimanët heshtin.

“A nuk e dinë ata se heshtja për një përndjekje është vetë përndjekje? Dhëndri i Profetit Muhamed thotë: ‘Nëse nuk mund të parandaloni persekutimin, flisni për të publikisht’”, tha Ozil.

Por Arsenal u distancua duke thënë se “përmbajtja e mesazhit përfaqëson mendimin personal të Ozil. Arsenali, si një klub futbolli, gjithmonë i është përmbajtur parimeve mbi bazën e të cilave nuk dëshiron të angazhohet në politikë,” tha klubi anglez në një deklaratë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet