Messi: Ronaldo është mbresëlënës

“Manchester City dhe Juventus janë të forta. Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk duhet pasur nënvlerësime”, ka thënë ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi beson se gjiganti katalonjas mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, megjithëse konisderon se konkurrenca do të jetë e ashpër përkundër faktit se në çerekfinale nuk u kualifikuan Real Madrid, PSG, Bayern Mynih dhe Atletico Madrid.

“Manchester City dhe Juventus janë të forta. Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk duhet pasur nënvlerësime. Ajax ka një skuadër të mrekullueshme të re dhe pamë se mund të bëjnë shumë pasiqë eliminuan Realin. Duhet të përgatitemi për përballjet e vështira në sezon, sepse të korrim fitore ndaj cilit do kundërshtar është e vështirë”, ka thënë Messi, ndërkaq për paraqitjen briliante të Cristiano Ronaldos në triumfin e Juventusit ndaj Atletico Madrid (3:0) theksoi:

“Mendova se Atletico është më e mirë, por Cristiano Ronaldo ishte mbresëlënës. Shënoi tre gola. Kishte një natë magjike”.

Shorti i çifteve të çerekfinales në Ligën e Kampionëve do të mbahet nesër më 15 mars, në selinë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nyon të Zvicrës me fillim në ora 12.

Në mesin e 8 ekipeve më të forta plasman kanë siguruar, Liverpool, Tottenham, Manchester City dhe Manchester United (Angli), Barcelona (Spanjë), Juventus (Itali), Porto (Portugali) dhe Ajax (Holandë).

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet