Messi patenton emrin e tij

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian (EGC), pas një procesi shumëvjeçar juridik vendosi që futbollisti argjentinas mund të përdorë të drejtën e autorit të brendit “Messi”

Futbollisti i klubit spanjoll Barcelona, Linonel Messi, ka patentuar emrin e tij.

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian (EGC), pas një procesi shumëvjeçar juridik vendosi që futbollisti argjentinas mund të përdorë të drejtën e autorit të brendit “Messi”.

Mësohet se 30 vjeçari Messi, i cili ndodhet në mesin e futbollistëve që fitojnë më së shumti, përpjekjet e tij për përfitimin e të drejtës së autorit e nisi në vitin 2011 duke aplikuar në Zyrën e Pronës Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO).

Kurse prodhuesi spanjoll i biçikletave Massi, duke pretenduar se ngjashmëria në zërin e mbiemrit të futbollistit me kompaninë e tij mund të shkaktojë konfuzione, kundërshtoi kërkesën e Messit.

EUIPO kishte pranuar kundërshtimin e kompanisë spanjolle dhe kishte refuzuar kërkesën e Messit për të drejtën e autorit. Pas kësaj Messi aplikoi në EGC, e cila është gjykatë e shkallës më të lartë, për të kundërshtuar vendimin në fjalë.

Pas një procesi juridik 7 vjeçar, EGC njoftoi se ka thyer vendimin e mëparshëm, me arsyetimin se Messi është një personalitet i cili njihet në mbarë botën.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet