Messi në Manchester, “vlojnë” thashethemet në Angli

Lionel Messi ka ateruar në Manchester me Argjentinën për të mbajtur seancën stërvitore para miqësores me Italinë
Argjentina është duke i mbajtur stërvitjet në qendrën stërvitore të Manchester Cityit, kurse miqësorja e tyre do të zhvillohet kundër Italisë pikërisht në Etihad Stadium.

Kjo ka bërë që mediat angleze ti kushtojnë një rëndësi të veçantë yllit të Kombëtares të Argjentinës dhe Barcelonës Lionel Messi.

Messi pritet që të luaj kundër Italisë në Miqësoren që do të zhvillohet të premten.

Por, çdo lëvizje e tij është duke u përcjellur nga mediat, të cilat duket se nuk do ta lënë rehat Messin duke e përcjell argjentinasin në çdo hap që e bën.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet