Mësohet emri i kosovares që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Zvicër

Me dy gra të vrara ka përfunduar një tragjedi që dyshohet të jetë shkaktuar nga kosovari R.B., 54 vjeç, që jeton në Zvicër, mëngjesin e së hënës.

Njëra nga dy gratë e vrara në banesën në kantonin e Argaut, sipas mediave zvicerane, është bashkëshortja e vetë dorasit, 38-vjeçare, ndërsa edhe për tjetrën supozohet të jetë anëtare e familjes.

Siç raporton gazeta zvicerane Blick, kosovarja që dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj quhet Alma, ndërkaq mbiemri i saj nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve, njofton Insajderi.

Kosovari i dyshuar për vrasjet është arrestuar në qytezën Hausen të Zvicrës, aty edhe ku banonte.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet