Mësimdhënësit dyshojnë në seriozitetin, sigurinë dhe nivelin e duhur të testimit të MASHT-it

Mësimdhënësi i gjuhës angleze  Adil Memaj për Gazetaere i shpreh dilemat për testin e mësimdhënësve, të cilat, e shpreh mendimin ai, të dërgojnë në përfundimin se ”edhe ky testim (nëse mbahet) do të jetë më shumë dështim i radhës, dhe për më keq, legjitimim i gjendjes në arsim, sesa një tentim për ndryshimin e saj. Memaj thotë se para se ky test të mbahet duhet hequr disa dilema dhe shtron pyetjet: “si mund të sigurohemi që keni përgatitur një testim, i cili do mund të matë saktë atë çfarë synoni, si mund të sigurohemi që nuk ndërhyjnë në testim eksponent të politikës, si mund të sigurohemi që të njëjtit eksponent partiak nuk do ndikojnë në rezultatet e atij testi, i cili do të mund shërbente në konkursin e ardhshëm për mësimdhënës?”. Memaj shpreh dyshimin e tij se ky tesim mund të ngjaj në testimin ECDL-së, që thotë ai “për asgjë tjetër nuk na shërbeu, pos që disa arsimtarë më të vjetër mësuan se çka është kompjuteri”. Sipas Memajt, kjo gjendje  nuk ka ardhur brenda natës. “Sipas MASHTI-it synohet që më ketë test të nxirret  në pah e vërteta e dështimit në arsim. Sipas Memajt duke u bazuar në gjendjen aktuale të arsimit të gjithë njëzëri në parim pajtohemi që ky testim të mbahet por  si fillim duhet të dihet kush ishin arsyet që e sollën arsimin në këtë gjendje. “Njëri ndër faktorët që ka pasur më së shumti ndikim në këtë gjendje në sistemin arsimor, ka qenë dhe është ndikimi që ka pasur politika, së bashku me DKA-të, të cilët, pa plotësuar asnjë kriter ligjor, kanë punësuar nëpër shkolla si mësimdhënës militantë partish, ndërsa në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, politika vepron edhe me hapur duke i shndërruar ata në thika me dy tehe, në njërën anë duke i shfrytëzuar si menaxherë të shkollave, gjatë ditë së zgjedhjeve (vjedhjeve të votave), dhe në anën tjetër duke i lënë “të lirë” në paaftësinë e tyre për ta menaxhuar 9shkattëruar) shkollën”. Sipas Memajt sot, kur institucionet private kanë arritur pothuajse në nivelin e institucioneve publike për nga numri, asgjë nuk ka ndryshuar në thelbin e saj, pasi që si në universitetet publike ashtu edhe në kolegjet private, janë të njëjtit mësimdhënës. Është ulur kriteri në vlerësim, dhe janë shtuar të ardhurat e profesorëve, të cilët punojnë në të dy llojet e universiteteve, dhe në shumë pozita të tjera të larta publike e politike. Pra ky kuadër (  i angazhuar në aq shumë punë sa 24 orë të ditës nuk ua mundësojnë kryerjen normale të obligimeve që i kanë marr) nuk mund ta jap maksimumin e tyre, dhe rrjedhimisht kuadrot dalin natyrshëm të dobëta. “Kështu që ministri duhet t’i kushtojë vëmendje të posaçme atyre që nxjerrin kuadro të mësimdhënies, prandaj thotë në fund mësimdhënësi i gjuhës angleze Adil Memaj para se Ministria e arsimit, të vendos të mbaj këtë test, duhet të ketë parasysh këto fakte të sipër përmendura, dhe shumë të tjera pasi që kjo gjendje nuk erdhi brenda natës dhe Ministria ka përgjegjësinë e saj  në degradimin e sistemit arsimor.” Andaj, duke u bazuar në gjithë këtë qasje të deritashme ndaj arsimit, kemi të drejtë të dyshojmë në seriozitetin, sigurinë dhe nivelin e duhur të testimit që keni vendosur ta organizoni” thotë Memaj. /Gaetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet